Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasje te mbikalimi i Kamzës, protestuesit konfrontohen me policinë

Përplasje te mbikalimi i Kamzës, protestuesit konfrontohen me

Situata është tensionuar në zonën e Mbikalimit të Kamzës, teksa protestat e opozitës po shkojnë drejt fundit dhe bllokimi i disa akseve në të gjithë vendin vazhdon.

Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe protestues të tjerë, janë përplasur fizikisht me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat ishin rreshtuar në rrugën e bllokuar.


Protestuesit i kanë kërkuar efektivëve të largohet, duke pretenduar se po provokojnë situatën. Protesta e opozitës, e cila ka nisur në orën 17:00, ka paralizuar gjashtë akse kryesore në vend, përfshirë:

 


• “Tiranë–Durrës” pranë mbikalimit të Kamzës

• “Durrës–Tiranë” pranë mbikalimit të Shkozetit

• “Kashar–Milot” pranë kryqëzimit të Milotit

• “Elbasan–Tiranë” te rrethrrotullimi i Bradasheshit

• “Durrës–Fier” te rrethrrotullimi i Rrogozhinës

• “Levan–Tepelenë” te rrethrrotullimi i Levanit

Të fundit