Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet brenda PS, Berisha: Partia e krimit është në grahmat e fundit

Përplasjet brenda PS, Berisha: Partia e krimit është në

Kryetari i PD Sali Berisha ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste.

I pyetur nga gazetarët, Berisha e cilësoi një “patri krimi” e cila, sipas tij, është bërë mburojë e krimeve dhe vjedhjeve ndaj shqiptarëve.

Kryedemokrati deklaroi se tashmë PS-ja është në grahmat e fundit të regjimit.

“Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi. Ajo parti është lubizuar totalisht. Ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptarëve, e vjedhjeve monstruoze që Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri dhe parlamentarët e tij i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike. Ky është komenti. Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht. Janë në grahmat e fundit të një regjimi që bën gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit