Flash News

Ditari i Opozitës

"Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike"/ Pas përplasjeve në PD, Basha mbledh sot për herë të parë Kryesinë e re

"Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike"/ Pas

Ditën e sotme do të mblidhet për herë të parë Kryesia e re e Partisë Demokratike. Ajo u thirr një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha pas përplasjeve me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pas mbledhjes së firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Mbështetësit e Berishës kanë deklaruar që janë siguruar rreth 5 mijë firma, ndërsa është caktuar data 11 dhjetor për mbledhjen e Kuvendit të PD. Mbledhja e Kryesisë është parashikuar të nisë në orën 16.00 dhe rendi i ditës është marrja e disa vendimeve lidhur me situatën politike.

"Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”, thuhet në njoftimin e selisë blu.

Kjo lëvizje e Bashës erdhi pas depozitimit të formularëve në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës. Ky i fundit iu tregoi formularët gazetarëve, duke theksuar se verifikimi i tyre do të bëhet vetëm nga komisioni që do të mblidhet më 11 dhjetor.

Ky qëndrim u kundërshtua nga Basha dhe zyrtarët e lartë të PD, duke ngritur pretendime se firmat nuk ekzistojnë dhe duke kërkuar që Kuvendi Kombëtar të thirret sipas procedurave dhe jo në mënyrën që ka ndjekur Berisha.

Kujtojmë që Kryesia e re e PD u zgjodh në gusht të këtij viti, ku 15 prej tyre u zgjodhën me votë nga Këshilli Kombëtar ndërsa 23 të tjerët u emëruan nga kryedemokrati. Në përbërjen e Kryesisë ka demokratë që janë pozicionuar krah Bashës dhe të tjerë që mbështesin Berishën si, Edi Paloka, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Belind Këlliç,etj.

Të fundit