Flash News

Ditari i Opozitës

“Persona të armatosur kërcënuan të rinjtë e FRPD-së”, Berisha: Basha do marrë përgjegjësinë për çdo akt dhune

“Persona të armatosur kërcënuan të rinjtë e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me denoncimin e deputetit Belind Këlliçi se persona të armatosur kanë kërcënuar anëtarët e rinj të FRPD-së.

Në një prononcim për mediat, Berisha e ka cilësuar denoncimin si krim të shëmtuar dhe të gjithanshëm sipas tij nga ana e Lulzim Bashës.  

Peng Basha ka mbushur selinë me banda të armatosura, dhe kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD në anën e zyrave të tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal që dëshmon fytyrën e vërtet të njeriut që për karrigen e tij mori peng deri para dy ditësh PD. E garantoj se do marrë përgjegjës për cdo akt dhune që do ushtrojnë bandat e tij armatosura.

U bëj thirrje demokratëve të distancohet nga këto akte të turpshme që s’kanë ndodhur kurrë në historinë e PD. Ata që na kthehin armët ishin kriminelë të sigurimit të shtetit. Ata që na kthenin armët ne ishin banditë të ish-diktaturës, por që kryetari, ish-kryetari të na kthejë armët kjo përbën një krim të shëmtuar dhe të gjithanshëm”, tha Berisha.

 

Të fundit