Flash News

Ditari i Opozitës

Petrit Vasili paraqitet në SPAK, pse është thirrur

Petrit Vasili paraqitet në SPAK, pse është thirrur

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Mësohet se deputeti ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi është thirrur për të dhënsë sqarime në lidhje me hetimet e nisura për lobimin LSI me dyshimin se ka përdorur në fushatën elektorale para që nuk justifikohen.

Lidhur me këtë çështje është thirrur më herët në SPAK edhe deputeti Indrit Braimllari. Kujtojmë që SPAK nisi hetimet pas kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri, i cili theksonte se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

 

Të fundit