Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i Ballukut, Gjoni: Manovër politike e Ramës për të fituar kohë në raport me kërkesën e SPAK

Pezullimi i Ballukut, Gjoni: Manovër politike e Ramës për të

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka lënë në fuqi pezullimin e procedurave parlamentare për Belinda Ballukun, si zvkryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, duke rrëzuar me një votim të ndarë 4 me 4 kërkesën për heqjen e këtij pezullimi.

I ftuar në Syri tv, Gjoni e cilëson të gjithë procesin si një “manovër politike” e kryeministrit Edi Rama për të fituar kohë dhe për të zvarritur përballjen me kërkesën e SPAK. Sipas tij, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin duhej të kishte vazhduar punën pa u ndikuar nga çështja e pezullimit, pasi kërkesa e organit të akuzës për masë sigurie është një çështje më vete dhe nuk lidhet proceduralisht me të.

"Të them të drejtën, unë nuk jam se jam i surprizuar dhe normalisht edhe në daljet e mia televizive unë kisha parashikuar të tre variantet që mund të ndodhnin në rastin konkret. Një nga variantet ishte kur votat ndahen barazim dhe kërkesa konsiderohet e rrëzuar për arsye të mosmarrjes së korumit të nevojshëm, sepse duhet të ishte në raportin pesë me katër në rast se të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do ishin prezent.

Dhe në rastin konkret, jo për shkak të vendimmarrjes. Unë e kam thënë edhe më parë që, Këshilli i Mandateve duhet të kishte vazhduar punën sepse çështja e pezullimit nuk ka lidhje fare me çështjen dhe me kërkesën e organit të SPAK-ut për marrjen e një mase të re sigurimi. Që ka kërkuar arrestin. Unë dhe të gjithë grupi parlamentar, por edhe Partia Demokratike, jemi të bindur që kjo është një manovër politike për të fituar kohë nga ana e zotit Rama në raport me kërkesën e SPAK-ut.

Dhe ashtu doli dhe po ta shihni,, pavarësisht dashamirësisë ose të them, duhet të jemi edhe objektivë ndaj atyre gjyqtarëve të katërt prej të cilëve dhanë një vendimmarrje të tillë dhe ishin kundër kërkesës së kryeministrit, sepse ju e dini presionin e jashtëzakonshëm të kryeministrit që bëhej në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe të tërthortë dhe të jeni të sigurt që edhe kërkesa dhe presioni që bëhej për mosrritjen e rrogave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ishte e lidhur me këtë temë dhe nuk kishte lidhje me çështjen, e rrogave sepse 37 milionë euro që diskutohet, nuk është ndonjë,  shtim i madh në buxhetin e shtetit.

Ju e dini se me 50 milionë euro të vjedhura në një tunel, zgjidhen të gjitha rrogat e gjyqtarëve. Njëkohësisht ngelin edhe ca teprica në lidhje me pensionistët. Tani, përveç faktit që duhet përgëzuar këto, këta gjyqtarë sepse Partia Demokratike nuk është gjithmonë kritike ndaj vendimmarrjes së gjyqësorit. Në momentin që vendimmarrja është një vendimmarrje e drejtë dhe e mbështetur në ligj dhe kushtetues, patjetër që ne do e mbështesim. Por nga krahu tjetër, vonesat në marrjen e kësaj vendimi kanë krijuar një pështjellim të jashtëzakonshëm sepse periudha nga ngritja e kërkesës deri në marrjen e vendimit ka lënë gjithmonë ekuivoke për keq interpretim", u shpreh Gjoni. 

Të fundit