Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pikat kryesore nga bashkëbisedimi i Berishës me shqiptarët e Diasporës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me emigrantët dhe Diasporën në Zelandën e Re. Në fokus të diskutimit kanë qenë temat aktuale në Shqipëri duke filluar nga largimi masiv i shqiptarëve, vota e Diasporës, nisma “Ballkani i Hapur” e deri te legalizimi i kanabisit.
■ Vota e Diasporës
"Në rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit e mëdhenj nga Shqipëria. Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur ndaj emigracionit e diasporës, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve. Në 2013 bëmë gati ligjin ku pranonim votimin online të emigrantëve të Diasporës, aty ku ishin. Rama kërcënoi në mënyrë ultimative se do bojkotonte zgjedhjet nëse ky ligj kalonte. Në këto rrethana u detyrova të pranoj ultimatumin e tij. Sot ju garantoj se nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj", tha Berisha.
■ PS rikthen monizmin dhe rrëmben votën e lirë
“Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%. Ju besoj jeni informuar se PS përjashtoi këtë vit përfundimisht votën e lirë brenda saj. Kryetarët e PS, sipas vendimit të djeshëm të Kryesisë së kësaj partie, nuk votohen më nga anëtarësia, kryetarët e degëve, por emërohen nga Edi Rama, njëlloj si dikur nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha”, deklaroi Berisha.
■ “Ballkani i Hapur”
“U themelua në Novisad para tre vitesh si mini-shengen nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia, aleancë trelaterale. Harta që u paraqit atë ditë, nga kjo trojkë, Vuçiç-Rama-Zaev, paraqiste Kosovën haptaz pjesë të territorit të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në Facebook-un e tij edhe Rama. Më vonë tha se ma publikuan gabimisht asistentët. Ky projekt sipas Vuçiç disa ditë pas samitit të Novisadit, u quajt Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë, rikthim te doktrina apo ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb. Hegjemonizëm që u vendos në dekadën e dytë të shekullit të shkuar dhe përfundoi me luftërat më të përgjakshme të përsëritura në rajon. Për më tepër ky projekt me influencë ruse”, tha Berisha.
■ Legalizimi i kanabisit
“Droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në një mënyrë apo tjetrën krimin që sjell ajo. Në Shqipëri kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht, krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në vende te Amerikës Latine, dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues kryesor i kanabisit në kontinent por dhe një hap ndër më kryesorët, i kokainës dhe drogave të tjera”, tha Berisha.
■ Valentin Lumaj, Kryetar i Vatrës në Michigan
“Ne si Diasporë, të majtë dhe të djathtë, të gjithë, ka një pakënaqësi për këtë realitet shqiptar. Vazhdoni protestat si mjeti i fundit demokratik që iu ka mbetur shqiptarëve për të realizuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Është keqardhje e madhe. Më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton në emigracion. Mbi 500 mijë shqiptarë u larguan në 8 vitet e fundit, kjo është fatkeqësi. Ju bëj thirrjeve, të rinjve, studentëve, forcave punëtore të mbështesin këtë nismë të shoqërisë civile dhe PD për protesta të vazhdueshme, deri në rrëzimin e kësaj klike të korrupsionit dhe drogës.”
■ Besa Sharra, aktiviste e njohur në diasporë në SHBA
“Absolutisht mendoj se shpresa e Shqipërisë ka humbur. Për këtë arsye kemi formuar një organizatë, Diaspora për Shqipërinë e Lirë, organizatë që faktorizon në mënyrë shumë të mirë disaporën me anë të votës që është e garantuar me Kushtetutë.”
■ Big Basta, artist
“Jam mik dhe dhëndër në Kosovë, ndjek me keqardhje ecurinë e nismës ‘Ballkani i Hapur’, i cili paturpësisht tregon se në 2022, mes vëllezërve dhe një kombi, faktori serb përdor sërish politikën përçarëse.
Jeni parë shpesh zoti Berisha si babai i bashkimit të kombit, dhe e ndjeni se fryma vëllazërore po duket si më e zbehur. Çfarë politike do ndiqni që Shqipëria të rifitojë sërish atë reputacion në Kosovë, për të rikthyer besimin tek vëllezërit tanë?”
■ Studenti ekselent në Britaninë e Madhe, Daniel Nikolla
“Të rinjtë duhet të afrohen, dhe jo të largohen nga vendi. I bashkohem ftesës së opozitës për gjithë shqiptarët e Shqipërisë në vend dhe diasporë, për pjesëmarrjen masive në protestën kombëtare në 7 korrik në orën 19:00”.
■ Gazetarja Alba Kepi nga Roma
“Tre janë çështjet që dua të sjell në vëmëndjen e Partisë Demokratike. Çështja e medias, informacionit, s’ka një shoqëri demokratike pa një media të lirë dhe të pavaruar, pa një media të pashantazhuar. Vitet e fundit kam përcjellë skandale të shumta nga Italia, dosje të antimafias që kanë pasur emrat e pushtetarëve, ministrave apo politikanëve shqiptarë, të përfshirë në afera apo trafiqe të paligjshme. Partia Demokratike duhet të ketë në vëmendje figurën e gazetarit, të krijojë një qasje strukturore për të mbrojtur këtë figurë, për të pasur një media sa më transparente. E dyta, dua të di qasjen e PD për shpëtimin e identitetit kulturor e historik, për çmontimin e këtij qyteti që është mbushur me kulla të frikshme, vend lavatriçe i parave të pisëta. E treta, ndodhem në makinë, kam raportuar për mediat shqiptare aktivitetin e emigrantëve në Romë. Shprehin solidaritetin ndaj asaj çka do jetë protesta madhështore e 7 korrikut. Shumica e tyre kanë prerë biletën për të qenë krah jush në Tiranë.”
■ Erisa Bajaziti, aktiviste në Belgjikë
"Mbështes shpirtin e protestës, frymën opozitare dhe ndjesinë e shpresës që japin këto takime. Ky duhet të jetë një moment kthese për Shqipërinë dhe sot duhet më shumë se kurrë guxim. Kam mbi 20 vjet që jetoj larg Shqipërisë dhe që prej ditës së parë kam jetuar me ëndrrën për t’u kthyer në vendin tim. Por, Shqipërinë e kam parë përherë e më shumë në pozicione të brishta. Sot i duhet bërë rezistencë këtij pushteti dhe të krijohet një shtet demokratik. Është detyra jonë për të bërë këtë gjë. Nga shpopullimi i Shqipërisë po ndjehen pasojat. Një dramë sociale kjo që nuk e dimë se ku e ka fundin".
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38