Flash News

Ditari i Opozitës

Pikat kryesore nga konferenca e Berishës një ditë pas protestës

Pikat kryesore nga konferenca e Berishës një ditë pas

Berisha zhvilloi mesditën e sotme konferecën e përjavshme për mediat, ku foli gjatë edhe për protestën e ditës së djeshme, e cila mblodhi mijëra qytetarë kundër qeverisë.

Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën për vjedhjen e votave dhe për abuzim me pushtetin. Sipas tij, protesta ishte më e madhja e këtyre 30 viteve për nga mesazhet që u përcollën në të.

Analiza e protestës

Protestuesit, të cilët Berisha i quajti misionarë, sipas kryedemokratit, i dërguan mesazh shumicës së heshtur. Ai nënvizoi se në shesh ishte opozita bio.

“Misionarët e datës 7 korrik, dërguan mesazhin më vëllazëror shumicës së harruar shqiptare apo shumicës së heshtur. Shumicës që shpërfillet në çdo gjë nga kjo qeveri, që merr çdo vendim pa i pyetur se ekzistojnë, pa u interesuar për interesat e tyre më jetike. Në shesh apo në drejtim ishte opozita bio. Opozita komunikonte direkt me misionarët në shesh. Dhe kjo ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Kritikët

Ky i fundit foli edhe për kritikët. Ndërsa përgëzoi demokratët që morën pjesë në protestë, Berisha u ndal edhe te Enkelejd Alibeaj.

I pyetur për këtë të fundit, Berisha tha se Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës dhe se duhet veçuar në qëndrimet e tij me deputetët e tjerë.

“Zoti Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës se Rama nuk ia var dhe ka ngarkuar Ballës. Ai bën përfaqësuesin e asaj që nuk përfaqëson asgjë përveç vetes. Unë mendoj se kjo është një nga lojërat më të shpifura të Edi Ramës. Loja me Enkelejd Alibeajn”, tha Berisha.

Denoncimi

Gjatë konferencës së tij, kryedemokrati u shpreh se në këtë konçensionin e Parkut të Butrintit ka dalë djali i xhaxhait të sekretarit të PS-së, Damian Gjiknurit.

“Çdo ditë e më shumë kemi të dhëna për mekanizmat se si mbyllen aferat e Erion Veliajt, Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit etj.

A e morët vesh, në Butrint del djali i xhaxhait të Damianit. Me 30 milionë euro, del djali i xhaxhait të Damianit. Rastësira janë këto? Jo. Kështu që këta do të ikin”, shtoi kryetari i PD.

Zotimi

Lideri i demokratëve deklaroi se një mandat i ri do i bëjë shqiptarët të harrojnë Berishën e mandatit të dytë. Ai u zotua se do të ndryshojë situatën në vend dhe se do t’i nxjerrë shqiptarët nga varfëria.

“Një mandat i ri do i bëjë shqiptarët të harrojnë Berishën e mandatit të dytë. Një mandat i ri, do rivendosë liritë dhe të drejtat e tyre. Krahas kësaj, do ketë ndryshime substanciale në ekonominë e tyre.

Të marrësh një borxh siç ka marrë Edi Ramën, borxhi është rritur në qeverinë e mëparshme me 4.4 përqind. U dyfishuan rrogat e pensionet.

Në këtë qeverisje, borxhi u rrit nga 62 përqind në 107 dhe rrogat janë 30 përqind më të ulëta. Sali Berisha do i nxirrte shqiptarët nga varfëria, do kishte rritje të pagave dhe pensioneve, do kishte një transformim rrënjësor të sistemit të arsimit, të shëndetësisë, të jetesës së tyre dhe të dinjitetit të tyre. Nuk do prekej vota e tyre”, deklaroi ai.

Të fundit