Flash News

Ditari i Opozitës

Pikat kyçe të konferencës/ Akuzat e Britanisë, komenti i Berishës dhe hapat që do të ndjekë

Pikat kyçe të konferencës/ Akuzat e Britanisë, komenti i

Kryedemokratit Sali Berisha i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmin e bëri me dije vetë Berisha në një konferencë për mediat.

Akuzat ndaj Berishës

1. Lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë

2. Për korrupsion dhe pasurim vetak

Këto akuza, Berisha i ka mohuar, duke i konsideruar të stisura dhe lobim të kundërshtarëve të tij politik dhe George Soros.

Lidhjet me biznesmenin Damir Fazlliç

Në letrën e qeverisë britanike, të cilën e lexoi Berisha, përmendet edhe ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç. Britanikët pretendojnë se Berisha e ka mbrojtur, kur ndaj tij kanë dalë prova inkriminuese.

Berisha sqaroi se nuk ka pasur kurrë dijeni, që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal. Gjithashtu deklaroi se Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, asnjë qindarkë nga qeveria e tij.

Ironia e fatit

Një ditë më parë në Kuvend, teksa sulmonte Sali Berishën, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi këtë vendim të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas Berishës, është ironi fati që i pari që i bën publike këto vendime është Edi Rama.

George Soros

Sipas Sali Berishës, fuqia e Soros-it është e pakufishme, ndërsa shtoi se shqiptarët dinë ta dallojnë të vërtetën. Ai evidetoi se lidhjet e Edi Ramës me Sorosin janë shumë të njohura.

"Fuqia e George Soros është e pakufishme. Nuk jam unë këtë që e them këtë. Janë me qindra dhe më shumë, politikanë, ligjvënës dhe të tjerë. Vetëm në Europë, ai ka insistuar 18 miliardë euro në opinione. Kështu që lidhjet e Edi Ramës me Sorosin janë shumë të njohura", tha Berisha.

Çfarë pritet të ndodhë

Duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij, Berisha njoftoi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pra paralajmëroi padi. Ai tha se do të vazhdojë betejën për të mbrojtur figurën e tij, ndërsa i bëri thirrje kujtdo qeverie të huaj që ka një provë kundër tij, ta publikojë.

Teksa shprehu bindjen që do ta fitojë këtë “betejë”, Berisha tha se shqiptarët e duan, sepse betejën e bën për ta, jo për veten.

 

Të fundit