Flash News

Ditari i Opozitës

PL forcë e majtë apo e djathtë? Meta: Kam pasur plane të tjera, por ndryshova rrjedhën e karrierës

PL forcë e majtë apo e djathtë? Meta: Kam pasur plane të

Ilir Meta ka deklaruar se vendosi të ndryshonte rrjedhën e karrierës si pasojë e zhvillimeve në vend, duke theksuar se ka pasur plane të tjera. Në një intervistë për “Tirana Times”, kryetari i Partisë së Lirisë ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë.

“Fillimisht kam pasur plane të tjera për karrierën time pas mandatit si President i Republikës. Zhvillimet dramatike në vendin tim, sigurisht që më detyruan të ndryshoj rrjedhën e karrierës sime. Vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë, të vendosur, të guximshme dhe të pakompromis për t’u përballur me qeverisjen më të keqe që ka përjetuar Shqipëria në historinë e saj gjatë dekave të fundit.

Qeveria aktuale ka sjellë pasoja të dëmshme për vendin, për shkak të kapjes së plotë të shtetit, nga të cilat do t'i duhet shumë kohë për t'u rikuperuar. Shpopullimi, sidomos te të rinjtë, me shifrat më të larta në rajon, që po ndodh çdo ditë, është produkt i politikave të qeverisë autokratike Rama”, deklaroi Meta.

I pyetur nëse PL pozicionet si parti e majta apo e djathtë, Meta nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, por ka theksuar se fokusi është referndumi. Më tej ka theksuar se PS nuk ka vepruar mbi parimet e së manjtës, por ka aplikuar politikat e ekstremit të djathtë.

“Në një sistem normal demokratik, pozicionimi i një partie është i rëndësishëm për bazën ideologjike të politikave të saj. Por, Shqipëria sot nuk ka një sistem politik normal. Partia Socialiste, pavarësisht nga emri i saj, ka kryer politika të ekstremit të djathtë: mbështetje të të pasurve, privatizimin e shërbimeve publike, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim, duke dështuar në krijimin e mundësive të barabarta për arsimin apo biznesin, duke e zgjeruar hendekun dhe polarizimin midis një grushti njerëzish super të pasur të lidhur me Ramën dhe pjesën tjetër të njerëzve.

Prandaj, sot sfida është të rregullohen dhe të kthehen në normalitet themelet e sistemit demokratik: zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ekonomia e tregut të lirë dhe të drejtat e barabarta individuale, jo nuancat ideologjike të politikave.

Partia e Lirisë është pozicionuar të bëjë pikërisht këtë: t'i bëjë shqiptarët të vendosin me vullnetin e tyre të lirë se kush do t'i qeverisë dhe me çfarë politikash. Prandaj referendumi është instrumenti që Partia e Lirisë do të përdorë për të fuqizuar qytetarin e zakonshëm, për të bërë zgjedhjet e duhura të politikave dhe për të garantuar llogaridhënien në politikë”, shtoi Meta.

Të fundit