Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i fortë i PL, si kompanitë e inceneratorëve marrin kredi në banka dhe vendosin kolateral pasuritë publike

Denoncimi i fortë i PL, si kompanitë e inceneratorëve marrin

Partia e Lirisë ka denoncuar se qeveria i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme të nivelit të dytë, duke lënë kolateral pronat publike. Sipas PL-së, kompania e inceneratorit të Tiranës ka marrë tetë kredi me vlerë 16 milionë euro.

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka treguar se si ka funksionuar skema.

“Në faqen 19 të kontratës së inceneratorit të Tiranës, thuhet se kompania mund të lërë kolateral për të marrë kredi në në bankat e nivelit të dytë, pra i jepet e drejtë të lëjë peng pronat publike dhe të marrë kredi. Po flasim vetëm për kompaninë e Tiranës sot. Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi me një shumë të mbledhur rreth 16 milionë dollar. Bankat kanë qenë më seriozët në këtë proces, ndaj dhe ne nuk do t’i përmendim.

Këtu është një kontratë në prill 2021 me vlerë 1 milionë dollar, vazhdojmë me kontratën tjetër, 2 milionë dollarë, tjetra 1.5 milionë euro, një tjetër 2.5 milionë dollarë. Në maj të 2020-ës kompania fiton kredi me garanci sovrane ndërkohë që kompania ishte në punë dhe nuk mund të merrte kredi për pagat. Vlera e kësaj kredie është 250 milionë lekë të vjetra. Kjo është kredia më e madhe që kanë marrë ata, 8 milionë euro”, tha Shehaj.

Kjo e fundit bëri me dije se janë vetë punonjësit e inceneratorëve ata që kanë bërë denoncimet pranë PL-së. Shehaj paralajmëroi se në shtator do bëjnë publike sa janë kreditë në banka, ndërsa bëri me dije se faktet që do të bëhen publike për inceneratorin e Fierit janë më të rënda.

“Në fakt pjesa e dërgimit të parave jashtë vendit ka vazhduar dhe vazhdon. Ne kemi dokumentacionin. Te ne po vijnë edhe ish-staf i inceneratorëve që po sjellin denoncime. Paratë që janë marrë për kredi nuk kanë shkuar për investime.

Në shtator do bëjmë publike sa janë kreditë në banka, vlera reale e investimit dhe sa para janë marrë nga buxheti i shtetit. Është një situatë më e rëndë në koncesionin e Fierit. Sa për punët e tjera publike s’kanë lidhje me këto, por në momente të caktuara kanë marrë para që janë përdorur për ca investime të tjera jashtë Shqipërie dhe në rajon”, tha Shehaj.

Në konferencë me Shehajn ishte edhe kryetari Ilir Meta, i cili tha se ‘koka’ e kësaj afere është kryeministri Edi rama. Meta i përcolli një mesazh edhe SPAK-ut.

“E qartë që Rama kërkon të mbrohet nga kjo aferë e tmerrshme ku ai është i përfshirë 100% kokë e këmbë duke i vendosur popullit para drejtësinë. Ne shpresojmë që drejtësia s’ka asnjë arsye të përplaset me popullin, se këto që vidhen janë partë e popullit”, deklaroi Meta.

 

Të fundit