Flash News

Ditari i Opozitës

Planet e opozitës, Lela: Protesta e radhës do të jetë ndryshe nga të mëparshmet

Planet e opozitës, Lela: Protesta e radhës do të jetë

Alfred Lela, drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike konfirmon se protesta e radhës e opozitës do të jetë ndryshe nga të mëparshmet.

Duke folur në A2 CNN, Lela sqaroi se data e protestës së radhës nuk është vendosur ende, por shtoi se opozita është shtyrë me forcë në këndin më të ngushtë të ‘ringut politik dhe shoqërorë’ dhe i duhet të dalë prej aty në një formë a një tjetër.

“Edhe pa u mbledhur forumet, duket sikur prita që iu bë opozitës thërret në një reagim, por kjo është në anën simbolike. Nga brenda duhet të mblidhen forumet për të marrë vendimet.

PD, opozita është shtyrë me forcë në këndin më të ngushtë të ringut politik dhe shoqërorë dhe i duhet të dalë prej aty në një formë a një tjetër.

Protesta e radhës, kurdo që të vendoset nuk do të jetë si protestat e tjera.

Nuk do jetë demonstrimi paqësor i shqetësimeve popullore si në këto tre të fundit, do jetë ndryshe”, tha Lela.  

Të fundit