Flash News

Ditari i Opozitës

Plani për devijimin e trafikut, PD akuza Ramës: Tmerri në Unazën e Re i shtohet aferës 48 mln euro për 2.2 kilometra rrugë

Plani për devijimin e trafikut, PD akuza Ramës: Tmerri në

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Rama, të planit të trafikut për Unazën e Re pas fillimit të punimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti tha se “tmerri i trafikut në Unazën e Re, i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë. Ndërsa afera ndërkombëtare u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht.”

“Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut.

Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania.

48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.

Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos.

Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para”, reagimi i plotë i Telitit.

Të fundit