Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt, Gaba: Synon të nxjerrë PD nga tonet agresive, mund të krijohen kushte për paqe

Platforma e Alibeajt, Gaba: Synon të nxjerrë PD nga tonet agresive,

Sekretari i Marrëdhënieve me jashtë në PD, Gentian Gaba thotë se platforma e prezantuar e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e demokratëve mund të krijojë kushte për paqe në PD.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Gaba thotë se që PD të shkojë drejt fitoret duhet të distancohet nga ish kryeministri Sali Berisha pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

Gaba: Platforma e Alibeajt kërkon terren të përbashkët për të nxjerrë PD nga tonet agresive e për të tensionuar edhe bazën.

Ka tension dhe pas tejkalimit të 6 marsit e dorëheqjes së Bashës mund të krijohen kushte për paqe në PD. Ka mundësi që të bëjë bashkë ne me komisionin rithemelimit që PD të dalë më e bashkuar.

Problemi është raporti që kemi me atë që ka ndodhur në 19 maj me shpalljen e Berishës non grata dhe aty nis e gjitha.

Thone se ka moment të ri pas  6 marsit. a vjen PD në pushtet duke patur kundër SHBA? Fitorja e PD vjen me vota dhe vlera. Euroatlantizmin e ke në statut.  Erdhi Escobar këtu tha se nëse Berisha zgjidhet në krye të PD është një vijë e kuqe për ne. Na do më shumë SHBA se një person që ka hallin e vet. PD  rrezikon të shpallet non ngrata.      


 

Të fundit