Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt, Harxhi: Përçarëse, kemi ligjëruar statutin e datës 11 dhjetor

Platforma e Alibeajt, Harxhi: Përçarëse, kemi ligjëruar

Përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi ka folur për platformën e kreut parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, duke e konsideruar përçarëse.

Në një deklaratë për mediat nga Korça, ajo tha se i vetmi statut që është në fuqi, është ai i votuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

“Absolutisht, unë nuk mendoj që mund të ekzistojë ndonjë një ide për të pasur një platformë tjetër brenda Partisë Demokratike, një platformë përçarëse dua të them, çdo lloj platforme duhet të jetë platformë brenda partisë.

Ne kemi ligjëruar me statutin e datës 11 dhjetor, fraksion brenda partisë dhe unë mendoj që kjo është një arritje shumë e madhe”, u shpreh Harxhi.

 

Të fundit