Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt, reagon “Rithemelimi”: Koha e përjashtimeve ka përfunduar, bashkimi vjen me votë

Platforma e Alibeajt, reagon “Rithemelimi”: Koha e

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, ka dalë në një deklaratë për mediet për të folur mbi platformën e bashkimit që u prezantua sot nga Enkelejd Alibeaj.

Noka u shpreh se ka marrë fund koha e përjashtimeve dhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. AI u shpreh se do të respektohet çdo procedurë zgjedhore e Kuvendit, duke theksuar se PD është e hapur për çdo deputet e demokrat.

“Theksoj se askush nuk do të mundet të organizojë procese ku 1958 karrige të lexohen si 5004 delegatë. Askush sdo mundet të manipulojë vullnetin e deputetëve dhe të grupit të PD. Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të edhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. PD mbetet e hapur për të diskutuar me çdo deputet dhe demokrat. Jemi të gatshëm që me grupi auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore të kuvendit. Por në asnjë rast dhe rrethanë procesi i nisur prej muajsh nga kuvendi nuk do të ndalojë. Mirëpresim të gjitha ata që do të bëhen pjesë e këtij procesi por s’do lënë askënd ta pengojë. Kush do të lidhë fatin e tij me veglat e Ramës le ta bëjë por koha e marrjes së PD ka marrë fund”, deklaroi Noka. 

Të fundit