Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma për bashkimin e PD s’gjen dakordësinë e grupit, Alibeaj njofton bashkëbisedim: Presim mbështetje unanime

Platforma për bashkimin e PD s’gjen dakordësinë e grupit,

Propozimet e Enkelejd Alibeajt, si një draft-platformë për zgjidhjen e krizës në PD, ka ndeshur kundërshtinë e një pjese të deputetëve të PD-së, pasi prezantimit këtë të premte.

Megjithatë, nesër Alibeaj ka njoftuar një bashkëbisedim, ndërsa shkruan se platforma ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar. Sipas tij, platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar.

“Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar.

Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në oren 10:30.

Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithe grupi parlamentar”, shkruan Alibeaj.

 

Të fundit