Flash News

Ditari i Opozitës

"Po më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e Ramës", Basha: Shkulu nga ekranet dhe Instagrami, e bëj detyrën

Sipas Bashës, Rama fabrikon kauza për të devijuar nga situata e pandemisë.

"Po më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

“Po më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e kryeministrit”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me gazetarët për çështjen e pandemisë.

Basha është shprehur se Rama po fabrikon kauza ( sikurse akuzat si hetues i UÇK-së) për të devijuar situatën në çështje të tjera që s’kanë lidhje me pandeminë.

Basha i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të shkulet nga ekranet dhe Instagrami e të bëjë detyrën.

“Po më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e kryeministrit. T’i vendosë gishtin kokës, s’mund të fshihet e të përqafojë çdo kauzë tjetër, apo të fabrikojë kauza. Gjendja është e rëndë, i kërkoj të ngrihet në nivelin e seriozitetit dhe detyrës që mban.
E ka humbur kontrollin qeveria, ekonominë e ka në krizë. Jemi në një gjendje të rënies së lirë. Të lërë çdo gjë tjetër, të shkulet nga ekranet, Instagrami, të ndalë shpenzimet dhe të bëjë atë që i kërkon ligji, për atë që e detyron”,
tha Basha.

Të fundit