Flash News

Ditari i Opozitës

"Po shkatërrohen institucionet demokratike"/ Doris Pack: Berisha të vazhdojë betejën edhe në Kuvend

"Po shkatërrohen institucionet demokratike"/ Doris Pack: Berisha

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë.

E ftuar në News, 24 ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë.

“Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament”, tha ajo.

Doris Pack: Sa i përket parlamentit të ri mendoj se deputetët e opozitës janë zgjedhur, duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën, nuk mund të qëndrojnë jashtë.

Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament.

Strukturat demokratike janë shkatërruar nga shumica sepse kane falsifikuar zgjedhjet dhe është e vështirë për pakicën të bej ndryshime. Po shkatërrohen institucionet demokratike sepse shumë njerëz nuk janë zgjedhur në mënyrë korrekte, kanë probleme me drejtësinë.

Të fundit