Flash News

Ditari i Opozitës

Polemikat për largimin e tij/ Pas një mungese, Rushaj rishfaqet në krah të Bashës

Polemikat për largimin e tij/ Pas një mungese, Rushaj rishfaqet

Alfred Rushaj është shfaqur ditën e sotme në krah të kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi me demokratët në kryeqytet. Prej disa javësh Rushaj nuk ishte shfaqur në publik dhe përflitej për një “krisje” të raporteve të tij me kryedemokratin.

Zërat nisën pasi Basha e zëvendësoi Rushajn me Enkelejd Alibeajn, duke bërë këtë të fundit kreun e grupit. Asokohe Alibeaj tha se Basha dhe Rushaj ishin dakodësuar për këtë vendim.

Më pas Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u shpreh në një emission televiziv se Rushaj është në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të Covid-19, ndërsa në media qarkullonin lajme se ai nuk ishte dakord me linjën e Bashës.

Vetëm një ditë më pas, familjarët e Alfred Rushajt hodhën poshtë deklaratat e Bashës dhe Bardhit. Gjithashtu u raportua se Rushaj kishte udhëtuar drejt Kroacisë.

Basha tha gjatë takimit të sotëm se Rushaj “pas një mungese të shkurtër ka ardhur me energji të shumëfishuara për një betejë të jashtëzakonshme që nuk bëhet në emrin tim, nuk bëhet në emër të tij”.

 

Të fundit