Flash News

Ditari i Opozitës

Policia i ndërpreu intervistën Andi Lilës, Basha e cilëson politike: E turpshme dhe kriminale! Kjo duhet të marrë fund!

Policia i ndërpreu intervistën Andi Lilës, Basha e cilëson
Në foto: Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas incidentit në Kavajë, ku ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila u përzu nga fusha e sportit gjatë një interviste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilësoi gjestin ndaj ish-futbollistit si veprim i turtpshëm dhe kriminal.

Sipas Bashës, këto sulme me sfond politik duhet të marrin fund. “Nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, shkruan kryedemokrati.

“Kjo është e turpshme dhe kriminale!
Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!
Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, deklaron Basha.

Të fundit