Flash News

Ditari i Opozitës

Pollo: Apelimi i vendimit të gjykatës për statutin nga Alibeaj, shërbimi i fundit i për Ramën

Pollo: Apelimi i vendimit të gjykatës për statutin nga Alibeaj,

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo deklaron se apelimi i vendimit të gjykatës për ndryshimet e statutit, është shërbimi i fundit për kryeministrin Edi Rama i kryetarit të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeajt.

Në Report tv, Pollo thotë se veprimi i Alibeajt tregon se po mohon realitetin, duke mos pranuar se PD e vërtet sipas tij është me Kuvendin e “Rithemelimit”.

Ata që pengojnë pajtimin, janë ata që mohojnë realitetin, janë ata që paturpësisht apeluan vendimin e gjykatës për ndryshimet e statutit. Partia nuk është me vulën e Lulit dhe Gazit, partia është me Kuvendin që nuk e zë stadiumi. Kjo është PD në kuptimin e njerëzve. Të apelosh që vonosh dorëzimin final të procesit, duke shpresuar të çojnë PD të përçarë në zgjedhjet e ardhshme është shërbimi i fundit për Edi Ramën”, tha ai.

Pollo shtoi se Sali Berisha do të kandidojë për kryetar partie dhe se SHBA, pavarësisht shpalljes së tij si “non grata” nuk mund t’i mohojë të drejtën e votës së demokratëve.

 

Të fundit