Flash News

Ditari i Opozitës

Pollo iu përgjigjet kritikëve të koalicionit Berisha-LSI: Aleanca të zakonshme, kandidatët mbështeten nga e gjithë opozita

Pollo iu përgjigjet kritikëve të koalicionit Berisha-LSI: Aleanca

Anëtari i Komisionitë të Rithemelimit Genc Pollo ka një përgjigje për të gjithë kritikët e koalicionit të Sali Berishës me LSI-në në zgjedhjet e 6 marsit.

Teksa rendit një sërë koaliconesh që janë zhvilluar ndër vite, Pollo thotë se aleanca me parti të vogla të spektrit të majtë ka qenë e zakonshëm për PD-në.

Ai thekson se në zgjedhjet e pjesshme vendore do të votohet për kandidatë të Partisë Demokratike legjitime, duke shtuar se të gjitha partitë në opozitë po përkrahin kandidatët e Berishës.

Pollo thekson se përballë këtyre kandidatëve janë socialistët, “me asistencë nga personat që do të fusë në garë Grupimi Lulzimi. Çdo votë që i hiqet kandidatit të PD-së nga Grupimi Lulzimi i shërben direkt regjimit Rama e mëkëmbësve të tij në gjashtë bashkitë”.

Të fundit