Flash News

Ditari i Opozitës

Pollo në Asamblenë Paneuropiane: Heshtja e Brukselit para arrestimit të liderit të opozitës nuk e ndihmon BE-në

Pollo në Asamblenë Paneuropiane: Heshtja e Brukselit para arrestimit

Genc Pollo ka marrë pjesë një kolokium në Parlamentin e Francës, të organizuar nga Paneuropa franceze.

Në një postim në Facebook, Pollo ka ndarë foto nga pjesëmarrja në Asamblenë Paneuropiane. Ai shkruan se në fjalën e tij shprehu qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës, si edhe zgjerimin e BE-së në Ballkan.

Pollo iu referua edhe burgosjes së liderit të opozitës dhe tha se heshtja e Brukselit nuk ndihmon as BE dhe as shtetet kandidate.

Postimi:

Kolokium shumë interesant në Parlamentin e Francës i organizuar nga Paneuropa franceze. Në vijim u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Unionit Paneuropian Ndërkombëtar.

Merrnin pjesë personalitete përfaqësuese nga Franca, Bashkimi Europian si dhe nga shoqatat paneuropiane.

Si kryetar i Paneuropës Shqipëri në fjalimet e mia theksova:

Qëndrimin e qartë pro Ukraninës në Shqipëri të mbështetur nga të tëra forcat politike, samitin me pjesëmarrjen e Presidentit Zelenski dhe përpjekjet e disa vendeve të rajonit tonë për të shtuar përkrahjen me armatime (edhe pse është një proces afatgjatë).

Zgjerimin e BE në Ballkan, Europë Lindore e Kaukaz. Ky proces është strategjik për Europën e duhet çuar përpara.  Por pa shkeljen e standarteve. Parakusht kryesor sipas traktateve mbeten Kriteret e Kopenhagenit (shteti ligjor, demokracia, të drejtat e njeriut). Nuk ka  progres europian kur burgoset me akuza qesharake lideri i opozitës dhe shtohet numri i të burgosurve politikë. Heshtja e Brukselit nuk ndihmon as BE e as shtetet kandidate.

Me propozimin tim si kryetar i Paneuropës Shqipëri u miratua një amendim i deklaratës së Asamblesë së Përgjithshme Paneuropiane ku dënohej kërcënimi me dhunë ushtarake i Serbisë së Vuçiçit ndaj Kosovës dhe i bëhej apel BE që të mbante qendrim të qartë e principial në keto raste.

Të fundit