Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pollo për DW: Shpallja 'non grata' e Berishës nga ShBA, tronditëse. PD për t’u ringritur i duhet një projekt i ri

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së për DW thotë: PD-së për t’u ringritur i duhet një projekt i ri, që ngjall besim dhe shpresë për të përftuar gradualisht konsensuse mazhoritare në shoqëri.
DW: Së pari një pyetje lidhur me zhvillimin e fundit, të papritur: qeveria e SHBA-së e shpalli ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, "person të padëshiruar” me argumentim për arsye abuzimesh e korrupsioni. Si e komentoni këtë?
Genc Pollo: Ky lajm ka qenë i papritur e tronditës për shumëkënd, jo vetëm për fansat e Doktorit. Nuk i di detajet dhe faktet që mund të kenë shërbyer për bazë.Palët mund t'i sqarojnë. Por më bën përshtypje që Sali Berisha është prej tetë vitesh larg nga çdo ofiq pushteti, ndryshe nga tre personat që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka shpallur, në këto tre vitet e fundit "të padëshiruar". Berisha ka denoncuar rregullisht paudhësitë e qeverisë Rama; të cilat, me një gjuhë tjetër, por me thelb të njëjtë, denoncohen edhe nga raportet ndërkombëtare. Ndryshe nga tre personat dhe shumë të tjerë, ai ka merita historike edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në. Po kështu nuk kam arritur të kuptoj se si gjyqtari Dvorani, i provuar nga Këshilli i Europës si korruptues i procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetutese, arriti të shpallej Kampion i Antikorrupsionit. Mbase kur të hapen letrat do të shohim më qartë.
DW: Le të kalojmë në zhvillimet e pritshme në PD. A është ndryshimi ose jo i kryetarit të saj, Lulzim Basha, instrumenti kyç në procesin e ringritjes së kësaj partie, pas tri humbjesh rradhazi të zgjedhjeve parlamentare dhe zërave në strukturat e saj drejtuese që kërkojnë dorëheqjen e tij? Në 13 qershor PD zhvillon zgjedhjet për kryetarin e saj dhe Lulzim Basha rikandidon pa dhënë dorëheqjen.
Genc Pollo: PD ka nevojë për një projekt të ri që të ngjallë besim e shpresë, një projekt që të zhvillojë gradualisht konsensuse mazhoritarë në shoqëri. Por më duket se proçesi i filluar po shkon drejt ngurtësimit të status quo-së. Në Këshillin Kombëtar të PD, objekti i vetëm i vendimmarrjes ishte komisioni elektoral partiak. Por pati debate dhe disa gjëra u thanë.
DW: Pra ju thoni që në PD ka një status-quo që po ꞔimentohet? Çfarë përfitimesh dhe rreziqesh ka PD prej vazhdimit dhe ngurtësimit të tij?
Genc Pollo: Demokratët janë të zhgënjyer e të shqetësuar përballë konfirmimit të një pushteti abuziv. Kjo sjell edhe refleksin e vetë-ruajtjes e më tej mos pëlqimin e polemikave publike mes titullarëve të partisë si edhe bezdinë ndaj të vërtetave të hidhura, kur ato shpallen zyrtarisht. Në këto rrethana do të ishte përgjegjësi e udhëheqjes partiake të kapërcente mbi veten e të tregonte dritë në fund të tunelit.
DW: Çfarë përmban projekti i ri i ringritjes së PD, ide e publikuar prej jush edhe kohët e fundit?
Genc Pollo: Mendoja se nevojitej një debat i hapur dhe i papenguar nga interesat personale, pasi u krijua një precedent negativ me mosndryshimin politik pas dy katër vjeçarëve. Idetë janë të ndryshme, mund të debatohen në publik, por duhen peshuar brenda partisë. Jo të pengohen me fakte të kryera.
DW: A janë të shëndetshme zërat brenda strukturave drejtuese të PD për dorëheqjen e kryetarit Basha dhe mos rikandimin e tij?
Genc Pollo: Çdo zë i motivuar sinqerisht për shëndetin e Partisë Demokratike e sidomos për shëndetin e demokracisë shqiptare duhej të ishte dëgjuar, duhet të dëgjohet.
DW: Çfarë lipsej të kishte bërë ndryshe PD për të mos mbetur 12 vite në opozitë?
Genc Pollo: Po përgjigjem me nëse: Nëse Rama nuk do të ndryshonte Kodin Zgjedhor sipas qejfit e interesit në mungesë të opozitës mandat djegur, nëse nuk do të kontrollonte gati të gjitha bashkitë për shkak të bojkotit opozitar, por vetëm gjysmën e tyre, koalicioni opozitar do të ishtë të paktën me po aq deputetë sa dhe PS. Do të kishte me siguri rotacion sikur PS të mos abuzonte me shtetin; por kjo e fundit është ëndërr me sy hapur.
DW: A ia doli mbanë PD të tërhiqte dhe bënte për vehte segmente të konsiderueshme të elektoratit gri? A pati një baticë votash të elektoratit të djathtë në favor të saj? Nga përvoja të zgjedhjeve parlamentare në këto 30 vite post- komuniste kur kjo ndodh, përpjekjet për manipulim të zgjedhjeve nga forca politike në pushtet, dështojnë.
Genc Pollo: Fatkeqësisht, megjithë fushatën e mirë të PD, nuk ndodhi mobilizimi masiv i elektoratit që do të duhej të mbushte gropat e mësipërme. Sa për manipulimet, shihni dosjen 184 Dibër: mori mbulim mediatik botëror, arriti të bëhej kusht europian, një investigim i BIRN-it para tre muajsh paraqiste detaje ngjethëse, e prapë pretenca e reduktoi në minimum absolut numrin e të pandehurve dhe zbuti në maksimum akuzat. Dhe duke iu kthyer zgjedhjeve të 25 prillit, përsëri theksoj që rruga institucionale nuk lipset të bojkotohet. Mendoj që paditë përmbajnë prova të shumta. Vetë unë kam parë pafund kandidatë rilindas të shpërndajnë letra legalizimi, inskenojnë inaugurime, etj. që i postojnë pa gajle në Facebook, madje edhe në TV lokale. Ato të ministrave të Ramës bllokuan edhe TV e mëdha. Për këto shkelje që u ndaluan specifikisht nga legjislacioni zgjedhor i miratuar vitin e kaluar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve,(KQZ) mori tagër për t'i ndaluar e ndëshkuar, por nuk e bëri këtë gjë. Nuk e luajti rolin parandalues që i ngarkoi ligji. Pra, sërish problemi kronik i moszbatimit të ligjeve të mira. Prandaj edhe lavdërimet ndaj KQZ më duken jo tërësisht të justifikuara. Deklaratat e OSBE, BE e SHBA fokusohen tek abuzimi partiak i resurseve shtetërore.
DW: A ka qenë në favor apo në dëm të PD aleanca e saj me LSI, sidomos në raport me elektoratin e saj të djathtë historik?
Genc Pollo: Elektorati i opozitës votoi kundër regjimit e pro rotacionit. Qejfmbetjet e 2013-17 si dhe diferencat ideologjike apo motivimet klienteliste kaluan në plan të dytë.
DW: Ditët e fundit, kryetari i PD, Basha, deklaroi se 59 deputetët demokratë do të zenë në shtator vendet e tyre në Parlamentin e ri, edhe pse ai nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve. Nga duhet ta fillojë PD rolin e saj si opozita e vetme në Parlament?
Genc Pollo: Në shtator do të shihni deputetët e opozitës në Kuvend. Është gjëja e duhur. Retorikat e vapës do të davariten. Roli i tyre si kontroll demokratik është qendror në demokraci, sidomos në kushtet e shtetkapjes është jetik.
DW: Sa i përket integrimit europian: A do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërministrore e BE-së në qershor?
Genc Pollo: Nuk e di, por shpresoj që po. Por është vetëm stacioni i rradhës, më pas fillon negocimi i kapitujve, dhe i një tog ꞔështjesh mes funksionarëve të Tiranës dhe atyre të Brukselit. Serbia po e bënte "shumë mirë " këtë dhe megjithatë përfundoi me shtet të kapur e parlament monist. Dua të them se nuk lipset të presim mrekullira nga çelja e negociatave; mrekullira për problemet e shtetkapjes, krimit e korrupsionit në nivele të larta. Jam realist dhe zgjidhjen e shoh së pari brenda shoqërisë shqiptare. Edhe pse tashti kjo nuk duket qartë. Ndërkohë që në BE ka jo pak që e shohin zgjerimin në radhë të parë si pengesë për fuqitë jomiqësore dhe pastaj si konsolidim vlerash europiane.Fatkeqësisht ka edhe segmente në kohabitacion me stabilokracinë dhe me korruptokracinë, që kanë rezerva për bashkëpunimin me faktorë jashtëqeveritarë, që angazhohen për standarte europiane. Por këto mangësi nuk ndryshojnë asgjë në atë që themi prej tridhjetë vjetësh: që perspektiva europiane është fati historik për Shqipërinë.
DW: Ekspertë të çështjeve europiane, ndryshe nga ju, mendojnë se ekzaminimi gjatë negociatave do të jetë një levë më e fortë në dorën e Brukselit për të gjitha problemet që ju përmendni!
Genc Pollo: Ka shumë ekspertë që kërkojnë një rishikim të qasjes së deritanishme përballë shtetkapjes ballkanike dhe abuzimit me Europën për konsolidimin autokratik. Ata e kuptojnë se nuk është çështje negociatorësh profesionalë e vullnetmirë por raport forcash e çështje pushteti. Shihni për shembull ligjin e medias në Shqipëri: në mars 2020 BE vuri kusht që ligji të ndryshohej sipas sugjerimeve të Komisionit të Venecias, kur ky komision u shpreh në qershor 2020. Sot, pas një viti, Rama nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë gjë dhe dekreti i Presidentit dergjet i pavotuar në Kuvend. Megjithatë ka eurodeputë të majtë dhe ndonjë funksionar në Bruksel të cilët, si në realitet magjik, deklarojnë se edhe kushti i ligjit të medias është përmbushur prandaj negociatat duhet të fillojnë. Negociatat mund të fillojnë vërtet, por a përfiton Shqipëria europiane nga kjo qasje? Kam dyshime.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38