Flash News

Ditari i Opozitës

Pollo “zbërthen” Samtin e BE-së dhe qëndrimin e Ramës: Perdja e tymit, apologjeti dhe mungesa domethënëse

Pollo “zbërthen” Samtin e BE-së dhe qëndrimin e

Ish-ministri Genc Pollo ka bërë një koment për Samitin e BE-së, që u mbajt të enjten në Bruksel. Sipas tij, vendimi i Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë, sikurse bënë vendet e etjera europiane duhet të merrte më shumë vëmendje, por Pollo shton se çuditërisht nuk pati shumë bujë.

Ai ndalet edhe te paralajmërimi i Edi Ramës dhe liderëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta bojkotuar Samitin. Pollo thotë se mbetet mister se si ky bojkot do të ishte ishte i dobishëm për të gjetur një zgjidhje për problemin.

Pollo i konsideron shqetësuese deklaratat e Ramës në konferencën pas Samitin, të cilat u përqëndruan në sulmet ndaj BE-së dhe duke mbrojtur Serbinë.

“Një qëndrim i tillë është një risi e papritur dhe shqetësuese në Shqipërinë post-komuniste, ku qeveritë e klasa politike, të mbështetur nga opinioni publik, janë rreshtuar gjithmonë me BE-në dhe me Perëndimin në çështjet e sigurisë”, shton ish-ministri.

Ky i fundit e kosnideron një mungesë domethënëse faktin që në konferencë krah Ramës mungonte Vjosa Osmani dhe që kryeminsitri shqiptar nuk apeloi për njohjen e Kosovës.

“Në të shkuarën, një apel i tillë në samite si ky, ka qenë pasazh fiks i fjalimit të ofiqarit të Tiranës; qoftë ky president, kryeministër apo ministër i jashtëm. Befas po rezulton se nuk është më kështu.

Njohja diplomatike e Kosovës nga Beogradi ka qenë një kërkesë konstante e Perëndimit. Ndërsa Ëashingtoni e ka shprehur publikisht, qartë e përsëritur edhe Europa fatmirësisht po ecën në këtë udhë”, shton Pollo.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit