Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit, Berisha: Aferë mes Ramës dhe Bashës

Porti i Durrësit, Berisha: Aferë mes Ramës dhe Bashës

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e PD, Lulzim Basha si i përfshirë në afëra sa i përket projektit për Portin e Durrësit, i prezantuar disa muaj më parë nga kryeministri Edi Rama.

Nga ‘Foltorja’ e mbajtur në Durrës, Berisha thotë se Basha dhe Rama kanë afera të përbashkëta me sipërmarrësin e projektit të Portit të Durrësit.

Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s janë objekte strategjike, me të cilat çdo vend është i detyruar të marrë pëlqimin nga aleanca, kështu që mund t’u them se ndonëse do kenë dhimbje të madhe, si kreu i Meduzës dhe pengu i tij, që i kanë aferat e përbashkëta këtu, por porti do të mbetet port i Perëndimit.

Nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë,” tha Berisha.



 

Të fundit