Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit/ PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për ligjshmërinë e projektit

Porti i Durrësit/ PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë një ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat dhe miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Në kërkesën e demokratëve theksohet se pjesë e objektit të hetimit të Komisionit parlamentar duhet të jetë shitja e koncensionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o, po ashtu kërkohet dhe verifikimi i procedurave për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.

“Pikërisht, me qëllim shqyrtimin e procedurave të ndjekura për projektin ‘Marina & Jahtet e Durrësit’, shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o., dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, kontrollin e ligjshmërisë, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave të nevojshme, përfshirë ndërhyrjet ligjore, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit ‘Marina & Jahtet e Durrësit’; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano””, thuhet në kërkesën e PD.

Porti i Durrësit/ PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Porti i Durrësit/ PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Porti i Durrësit/ PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për

Të fundit