Flash News

Ditari i Opozitës

PPE i heq të drejtën e votës në Kongres? PD sqaron si qëndron e vërteta: Ka qëndrim neutral, janë ftuar 3 deputetë

PPE i heq të drejtën e votës në Kongres? PD sqaron si

Partia Demokratike nuk do të votojë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam, për herë të parë që kur është anëtarësuar në këtë organizatë politike evropiane.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar vetë PD, ku në një njoftim për mediat sqaron se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD.

Sipas PD, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, vijon PD, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së.

Reagimi i plotë:

Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama-Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) jane trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD.

Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1.            Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së

2.            Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS

3.            Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

PPE i heq të drejtën e votës në Kongres? PD sqaron si

Të fundit