Flash News

Ditari i Opozitës

“PPP dhe koncensionet korruptive do t’i nënshtrohen Ligjit Antimafia”, Basha: Verifikim i personave publik apo privat që kanë abuzuar me detyrën

“PPP dhe koncensionet korruptive do t’i nënshtrohen Ligjit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar edhe njëherë se “PPP dhe koncensionet korruptive do t’i nënshtrohen ligjit anti-mafia”.

I ftuar në AbcNews, Basha tha se ligji anti-mafia do të verifikojë personat që kanë abuzuar me detyrën, qofshin publik apo privat, dhe në fund do të mund të sekuestrojë dhe konfsikojë të gjitha të ardhurat.

“Ky është një amendim në ligjin anti-mafia që do të bëj të mundur verifikim, sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjitha të ardhurave të personave privat apo shtetëror të pasurisë të qytetarëve publik që verifikohen që kanë abuzuar me detyrën. Po kështu dhe të personave të afërm me pronarë të kompanive apo zyrtarëve që demostrohet që kanë abuzuar me detyrën.

Pra, një paketë anti-mafia që synon goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtjen e pasurisë publike, garantimin e konkurencës së lirë dhe objekt i verifikimit do të jenë të gjitha kontratat PPP, të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e prokurimit publik, të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurisë publike, të gjitha aktet për leje, autorizime, licensa për shfrytëzimin e pasurisë publike. Ligji siç e kemi detajuar dhe në propozimin tonë do të ketë fuqi prapavepruese, kontratat abuzive dhe korruptive do të anullohen.

Ka dhe sot dizpozita të qarta në ligjë që nuk zbatohen që kur dokumentohet një kontratë është abuzive është e pavlefshme me efekt prapa veprues dhe pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin, ju kthehet qytetarëve. Risi e ligjit nuk është thjeshtë që çohen në prokurori dhe të dënohen penalisht por që me këtë mekanizëm anti-mafia pasuritë dhe paratë e tyre do të sekuestrohen, natyrisht kjo do të bëhet në mënyrë të tillë që çdo hap i verifikimit i hetmit dhe i konfiskimit apo sekuestrimit të pasurive të bëhet në mënyrë transparente, konform normave ligjore të Shqipërisë dhe konventës europiane të të drejtave të njeriut”, tha Basha.

Të fundit