Flash News

Ditari i Opozitës

Pranoi postin e nënkryetarit të PD, Gjekmarkaj flet për herë të parë: Një nga arsyet është Basha

Pranoi postin e nënkryetarit të PD, Gjekmarkaj flet për herë

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Kurbin në një takim me demokratët.

Për herë të parë, në postin e nënkryetarit të PD-së, Agron Gjekmarkaj ka treguar arsyet dhe kushtet në të cilat vendosi të marrë postin, pas Enkelejd Alibeajt. Gjekmarkaj tha se një ndër arsyet është vetë Lulzim Basha, duke e cilësuar atë si një njeri "që nuk i dridhet qerpiku, që është i gatshëm të përballet me rrezikun dhe që i del për zot PD-së."

"Unë kam pasur nderin dhe kam pranuar ftesën e Bashës për të qenë nënkryetari i kësaj force. Një nga arsye të që e kam pranuar këtë është dhe data 8 janar dhe Lulzim Basha që si dridhet qerpiku, që s’ka frikë, është i gatshëm që të përballet me rrezikun, t’i dalë për zot PD, të përballet me Ramën, që të jetë nesër kryeministri i Shqipërisë. Nuk ka përmbyllej të tranzicionit në Shqipëri nëse nuk bashkohemi bashkë dhe të nxjerrim jashtë personazhe të trancizionit. Në këtë fazë Shqipëria duhet të jetë pro amerikane dhe më demokratike”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit