Flash News

Ditari i Opozitës

"Prej 4-ditësh 818 me pak", Vasili: Paradoks i çuditshëm; situata drejt rëndimit, këta ulin testimet me 30%

"Prej 4-ditësh 818 me pak", Vasili: Paradoks i
Foto Ilustruese/ Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e ka cilësuar si paradoksale uljen e testimeve për Covid-19, në një kohë kur numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili e ka cilësuar si kontrast të “çuditshëm” faktin që dita-ditës kemi një rritje të viktimave dhe ulje të numrit të infektimeve.

Kemi parasysh se dje u shënuan 11 humbje jete dhe 580 raste të reja, ndërkohë që sot në deklaratën e përditësimit të të dhënave autoriteti shëndetësor raportoi 14 humbje jete dhe 461 raste të reja.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Paradoksi, ulen me 30% testimet per COVID!?

Ministria e Shendetesise brenda 4 ditesh i ka ulur testimet ne 818 me pak, pra nje ulje me 30%, nga 2745 ne 1927.

Sot personat e konstatuar pozitiv me COVID jane 461 ndersa ata qe kane humbur jeten 14.

A i pergjigjen realitetit faktik keto shifra?

Shifrat e ulta te pozitivitetit kontrastojne dukshem dhe "çuditshem" me vdekjet, qe sot jane 14.

Si mund te pranohet qe ndersa situata edhe per shkak te stines shkon drejt rendimit testimet ulen ndjeshem.

Kur nuk ka asnje date se kur mund te filloje vaksinimi si mund te justifikohet ulja e testimeve si mase kyce per diagnozen si dhe per venien nen kontroll te situates.

Perballimi i situates kerkon seriozitet maksimal shkencor dhe rritje te parametrave te performances ku testimi eshte tregues prioritar absolut.

Çdo shpjegim qe priret nga nervozizmi propagandistik dhe eshte nje lajm i keq per ndjekjen dhe perballimin e situates.

Treguesit e uljes progresive te testimeve mund ti shihni ne foto marre nga Web i Ministrise se Shendetesise.

Të fundit