Flash News

Ditari i Opozitës

"Premtime që keqpërdoren për propagandë", Pollo: Asnjë shans të integrohemi në BE në 2030

"Premtime që keqpërdoren për propagandë", Pollo:

Ish deputeti demokrat Genc Pollo, mendon se premtimi i qeverisë Rama dhe shumë zyrtarëve të tjerë në Bruksel për mbyllje kapitujsh në vitin 2027 apo anëtarësim në 2030 të vendit tonë është flluskë. 

“Do doja të isha i gabuar, por është shumë objektive të thuash që janë flluska dhe janë premtime që keqpërdoren për propagandë.

Për të mbyllur kapitullin e sigurisë ushqimore, po themi, duhen investime në laboratorë, gjë që qeveria nuk ka ndërmend t’i bëjë. Ky është një nga problemet me natyrë teknike që Shqipëria duhet t’i zgjidhë. Por, ndërkohë që Shqipëria ishte një demokraci funksionale, me një shtet ligjor imperfekt, por gjithsesi funksional, kthehet në një autokraci ku gjithë pushteti është në një dorë dhe përdoret për të plaçkitur miliona, dhe ku të gjitha të dhënat e shtetasve kontrollohen në një agjenci të vetme që është nën kontrollin e bandave, atëherë duket një luks i jashtëzakonshëm të flasësh për sigurinë ushqimore”, tha Pollo në A2CNN. 

 

Të fundit