Flash News

Ditari i Opozitës

Premtimet e Ramës për rritjen e pagave, ish-drejtoresha e Tatimeve: Është në hall, kërkon të mbulojë gropën e pensioneve

Premtimet e Ramës për rritjen e pagave, ish-drejtoresha e Tatimeve:

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka folur për premtimet e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një intervistë për “Panorama TV’, tanimë në rolin e zyrtares në Partinë e Lirisë, ajo tha se këto premtime bëhen për të mbyllur gropën e pensioneve të një popullsie që po plaket.

Shehaj shtoi se Rama kërkon të bëjë që biznesi i vogël të paguajë tatim mbi fitimin nga 15-23 %, të përafërt me taksën që duhet të paguajnë kompanitë e mëdha.

PJESË NGA INTERVISTA:

Si i shikoni premtimet e Ramës për rritjen e pagave?

"Kryeministri i bie të jetë shumë në hall të madh. Rrtija e pagës minimale u bë aq kohë, që shumë ekspertë thonë se për biznesin e vogël është fiktive. Ata thjeshtë do të paguajnë disa taksa më tepër për të mbuluar atë gropën e pensioneve të popullsisë që po plaket."

"Sigurimet shoqërore do të bëhen nga ne që jemi sot krah pune. Ky është problemi. Ai zotëria këtë gropën e pensioneve e mbulon në këtë formë."

"Biznesi i vogël do të paguajë 15-23 % tatim fitimi, kur korporatat e mëdha paguajnë po njësoj. Për të mbushur arkën kryeministri po ndjek taktikën me rritjen e pagave. Mendos se Rama ka nevojë në këtë fushatë të bëjë disa pemtime, pasi bashkitë kanë kaluar në faliment total."

"Ne kemi 50 % të buxhetit të Bashkisë së Tiranës që vijnë nga betoni. Larg o zot të mbarojë betoni, do të kemi një bashki të falimentuar. 70 % e të ardhurave të vijnë nga një individ.", deklaroi Shehaj.

Të fundit