Flash News

Ditari i Opozitës

“Presidenti të mos i ngjajë Metës”, Kryemadhi për Ramën: Meta e lë pa gjumë natën

“Presidenti të mos i ngjajë Metës”, Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se presidenti i ardhshëm nuk duhet t’i ngjajë Ilir Metës.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi theksoi se Presidenti aktual nuk ka kompetenca dhe se ka rolin e noterit të vendimeve të parlamentit.  

“Normal që mos t’i ngjajë Ilir Metës se ai e lë pa gjumë natë. Nuk mendoj se qetësia e një politikani është të qenit tre herë kryeministër, mund të jesh kryeministër por mund të jesh njeriu më i urryer, pavarësisht se urrejtjen e blen me para.

Mund të jesh kryeministër por mund të jesh i pa dëshiruar. Presidenti është pa kompetenca, tashmë ai do të jetë një noter i disa vendimeve që do të kalojnë në parlament.

Do ketë  një rol horonifik. në fakt po të shikosh të gjithë, thonë se presidenti të jetë i zgjedhur nga populli, por me kompetenca të tjera”,-tha Kryemadhi

 

Të fundit