Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në PD, shpallen fituesit e balotazhit në 5 bashki

Primaret në PD, shpallen fituesit e balotazhit në 5 bashki

Është mbyllur procesi i numërimit të votive të primareve të zhvilluara për herë të dytë në 5 bashki ku kandidatët kaluan në balotazh.

Dibër fitues u shpall Ismail Uka me 566 vota, përballë Besnik Alkut i cili mori 565 vota, një diferencë shumë e ngushtë mes kandidatëve.

Mirditë fitoi Albert Melyshi me 528 vota. Kanidati tjetër Aleksander Lala ka marrë 332 vota.

Librazhd balotazhin e fitoi Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Aranit Leka mori 227 vota.

Evdar Kodheli u shpall fitues në Fier me 579 vota. Kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.

Në Bashkinë e Matit Skënder Gjuci fitoi balotazhin me 478 vota, ndërsa kandidati tjetër Bukurosh Ballabani mori 190 vota.

Të fundit