Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret për bashkitë e mëdha, Berisha: Në fund të tetorit do të kemi kandidatët

Primaret për bashkitë e mëdha, Berisha: Në fund të

Në fund të muajit pritet që demokratët të kenë përballë tyre emrat për kandidatët e bashkive më të mëdha të vendit, për të kaluar në votën e tyre atë që do të rivalizojë në pranverë kundërshtarin socialist në pushtet. 

Hapat që po ndiqen për të lënë mbrapa kryetarokracinë përmes delegimit të pushtetit tek anëtarit, Berisha i konsideron si avantazh ndaj kampit socialist. 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi nevojën e agjendës së çdo anëtari për mbështetje në radhët e elektoratit të pavendosur. Sondazhet favorizojnë gratë për qeverisje, tha Berisha ndaj premtoi se 30% e kandidatëve për kryetar bashkie do të jenë të gra. 

Në  tryezën e organizuar për gratë kandidate dhe fushatën fituese në zgjedhje, me praninë e parlamentarëve suedezë të partisë simortër, Moderaterna, Berisha tha se fitoret e të djathtëve në Europë janë frymëzim dhe për atë në Shqipëri. 

Së fundmi, në Itali dhe Suedi e djathta fitoi bindshëm, siç tha Berisha, duke i dhënë një mesazh të qartë të majtës që prej vite qeveriste këto vende. 
 

Të fundit