Flash News

Ditari i Opozitës

Pritja e Bill Clinton, Bardhi distancohet nga Basha e Alibeaj: Refuzoj të bëhem pjesë e show-t të Ramës

Pritja e Bill Clinton, Bardhi distancohet nga Basha e Alibeaj: Refuzoj të

Gazment Bardhi nuk ishte pjesë e ceremonisë pritëse të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, të organizuar nga kryeministri Rama.

I kontaktuar nga Panorama Tv, Bardhi ka pranuar ftesën e marrë nga Rama, por ka thënë se refuzoi ë bëhej pjesë e “show-t”. Deputeti demokrat tha se Bill Clinton është mik i Shqipërisë, por ceremonia e organizuar për të nuk ishte pritëse.

Sipas Bardhit, ishte një ceremoni private e Edi Ramës, ndaj nuk pranoi t’i bashkohej.

“Presidenti Clinton është mik i Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Çdo shqiptar i është përjetë mirënjohës Presidentit Clinton për atë që ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën. Figura e Presidentit Clinton meriton vlerësimin e të gjithë kombit shqiptar dhe çdo vlerësim i figurës së tij mund dhe duhet të bëhej nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lart shtetërore.  Sot nuk ka pasur një ceremoni shtetërore të nderimit të rolit dhe figurës së tij, por një ceremoni private të Edi Ramës, diktuar që në ftesë. Pjesë e shoë-t të Edi Ramës kam refuzuar dhe do të refuzoj gjithmonë të bëhem pjesë”, ka thënë Bardhi.

Në ceremoni u panë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, si edhe deputetë të tjerë si Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu.

Të fundit