Flash News

Ditari i Opozitës

Problematikat e motit të keq, Berisha: U zhdukën të gjithë, përveç Facebook-ut të Edi Ramës

Problematikat e motit të keq, Berisha: U zhdukën të gjithë,

Lideri i Sali Berisha ka denoncuar papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe autoriteteve përgjegjëse kundrejt situatës që është krijuar në disa zona, si pasojë e motit të keq.

Sipas Berishës, vendi nuk është përballuar me kushte të motit të përmasave të fatkeqësisë, por keqmenaxhimi dhe infrastruktura e dobët, i kanë sjellë këto problematika.

Ai dënoi “zhdukjen” e ministrave, tashmë që qytetarët kanë më shumë nevojë për mbështetje.

“Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë, e cila sillet sot si një organizatë e papërgjegjshme dhe ka lënë Shqipërinë një vend tërësisht të braktisur.

Nga jugu në veri, rrugë të bllokuara, jetë të humbura, për shkak të infrastrukturës mesjetare, shembje masive për shkak të vjedhjes së fondeve në skarpate, rrënime të investimeve të bëra dhe dy vjet më parë.

Shqipëria nuk pati një mot të madh dhe nuk ishte moti i madh, fatkeqësia e saj. Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë dhe të papërgjegjshëm për detyrën që kryejnë. U zhdukën, përveç Facebook-ut të Edi Ramës, nuk ka funksionuar asgjë”, deklaroi Berisha.

Të fundit