Flash News

Ditari i Opozitës

Procedura për zgjedhjen e Presidentit, Duka: Kakofoni e krijuar nga vetë Rama

Procedura për zgjedhjen e Presidentit, Duka: Kakofoni e krijuar nga

Deputeti opozitar Agron Duka i ka konsideruar procedurat e PS-së për zgjedhjen e Presidentit të ri, një kakofoni e krijuar nga vetë kryeministri Rama.

I ftuar në Top Story, Duka u shpreh se në takim me kreun e grupit parlamentar, aleatët e opozitës nuk kanë diskutuar asgjë më shumë se sa shtyrjen e afateve. Ai u shpreh se në këndvështrimin e tij nuk është asgjë më tepër se sa një proces i paragjykuar.

“Është tallava. 90% e propozimeve janë nga grupi parlamentar i PS. Është një kakofoni e krijuar nga vetë Rama, se në fillim fare vendosen cilësitë, duhen të jenë kjashtë grupeve parlamentare, jashtë parlamentit, që ne ta dimë. Ne po shohim humorin e Ramës. Kjo mënyrë komunikimi në këtë rast nuk është. Shkuam në takim dhe u vendos shtyrja e afatave. Kaq. Nuk kemi folur për problem tjetër. Unë e paragjykoj procesin”, tha Duka.

Të fundit