Flash News

Ditari i Opozitës

Procesi i rinumërimit/ Këlliçi: PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë

Procesi i rinumërimit/ Këlliçi: PD kërkon mandatin e

Deputeti dhe drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi shprehet se votat që i janë shtuar PS pas rinumërimit kanë ardhur nga fenomeni i votave të pavlefshme.

I ftuar në ora News, Këlliçi tha se task foraca e SPAK për krimet zgjedhore ka shërbyer vetëm si alibi për qeveinë për të vjedhur zgjedhjet.

Këlliçi: Ne duam të shohim çdo parregullsi brenda asaj që ne padiskutim e kemi konsideruar dhe vijojmë ta konsiderojmë farsë për të marrë mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës.

Duke mos harruar për asnjë moment votat e pavlefshme të cilat janë rreth 17200.


Unë dyshoj që në Tiranë janë 17200 qytetarë që nuk dinë të votojnë.

Pra është një shifër shumë e lartë që prodhon mbi një mandat e gjysëm e cila nëse shihet me rigorozitet dhe sot në fakt ato vota që i janë shtuar PS janë rreth 38 deri tani vijnë pikërisht nga fenomeni i votave të pavlefshme që janë shpallur si të vlefshme apo vota të trafikuara që i janë hequr PD apo subjekteve të vogla dhe që i janë shtuar PS.

Të gjitha këto fenomene do të shihen në kuti.

Do shihen edhe fletët me ngjyrë tjetër, fletët me ngjyrë të verdhë që unë i kam denoncuar live gjatë procesit të numërimit në KZAZ nr 40 që ka qenë njësia numër 9 në shkollën ‘’Sami Frashëri’’.

Por edhe fenomene të tjera që kanë të bëjnë me tjetërsimin e vullnetit gjatë procesit të numërimit.

I gjithë procesi paraprak është i manipuluar.

Ku qendron task forca historike e SPAK për krimet elektorale?

Pra një task forcë që në mënyrën më të turpshme qoftë nga zyra e delegacionit europian në Shqipëri apo qoftë nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë është përgëzuar në ditët e fundit për punën që ka kryer në këto zgjedhje.

Në fakt ata kanë shërbyer vetëm si alibi për qeverinë, si alibi për Edi Ramën për të vjedhur zgjedhjet.

Të fundit