Flash News

Ditari i Opozitës

“Program i dobët”, Paloka pas deklaratës së Ramës: E kuptoj pse je i trembur nga Lulzim Basha

“Program i dobët”, Paloka pas deklaratës së

Pasi kryeministri Rama e quajti programin ekonomik të PD, të dobët dhe pa shtyllë kurrizore si lideri i saj, vjen kundërpërgjigjia nga kampi opozitar.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan në Facebook se është e kuptueshme pse Rama është trembur nga Lulzim Basha, pasi ai e nxorri si është në të vërtetë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

 “Eshtë më se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. Të ka nxjerrë ashtu si je para shqiptarëve dhe ndërkombëtareve një hajdut dhe bashkëpuntor kriminelesh e përdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Më 25 prill ti humbet, Shqipëria fiton”, tha Paloka.

Të fundit