Flash News

Ditari i Opozitës

Programi i Këlliçit për transportin falas, Meta: Është shumë nxitës, përfitojnë 45 mijë biznese në Tiranë

Programi i Këlliçit për transportin falas, Meta:

Ilir Meta është shprehur se programi i i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës,  Belind Këlliçi është shumë nxitës dhe miqësor ndaj biznesit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë tha se  jo vetëm në qytetin e Tiranës, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë, transporti do të jetë falas.

POSTIMI I PLOTË:

Programi i Belind Këlliçit është shumë nxitës dhe shumë miqësor ndaj biznesit dhe përfitojnë 45 mijë biznese në Tiranë.
T'u bëjmë të qartë të gjithëve për përfitimet që do të kenë nga shërbimi i transportit falas!

Jo vetëm në qytetin e Tiranës, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë.
T'u bëjmë të qartë të gjithë këtë program të jashtëzakonshëm që kthen qytetarët në qendër të vëmendjes.

Bashkë Fitojmë

 

Të fundit