Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Programi i LSI-së për arsimin/ Kryemadhi: Do dyfishojmë pagat e mësueve, 5% e PBB për arsimin!

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar mëngjesin e sotëm programin e saj për arsimin. Nga Elbasani, kreytarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, tha se në qendër të këtij programi është buxheti 5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Sipas Kryemadhit, programi “Mëso dhe fito” i hartuar nga eskpertë të LSI për arsimin, është një nga programet më të përkrahura nga rinia shqiptare, teksa shtoi se ky program përfshin punë të garantuar, paga dinjitoze, taksa të ulëta.
Jo vetëm kaq, pasi Kryemadhi premtoi rritje dyfish të pagave të mësuesve si dhe mbështetje për të rinjtë apo dhe lehtësime të tjera sa i përket taksave.
Fjala e Monika Kryemadhit:
Profesor Edmond Hoxha unë të falenderoj shumë, sepse sot kemi shumë profesorë në panel. Dua të falenderoj të gjithë grupin e punës, të gjithë pedagogët që kanë punuar për programin e arsimit, por mbi të gjitha edhe studentët.
Unë ndihem kaq mirë që analiza profesionale e themelit të programit tonë politik, për Shqipërinë e pas 25 Prillit, po mbahet sot në Elbasan, në një qytet që kaq shumë e do arsimin dhe kulturën.
E kam ndjerë këtë në çdo komunikim timin me qytetarët në Elbasan, të çdo moshe, nga qendra e qytetit deri në skajin më të largët.
Por jo vetëm në Elbasan, pas nevojës për punësim, gjëja e dytë për të cilën shqetësohen më shumë qytetarët tanë është edukimi i fëmijëve. Shqiptarët e dinë se nuk ka pasuri më të madhe se dija, nuk ka armë më të fortë se aftësia për t’u përballur me sfidat e të ardhmes, ndaj edhe arsimi i fëmijëve tanë nuk është më pjesë e kompromisit, por përkundrazi është sfidë e familjeve tona dhe sfidë e LSI-së si forcë politike.
Për ne si LSI, e cila është partia e të rinjve dhe të rejave, vendi mund të shërohet vetëm nga të rinjtë. Sot sfidat e vendit janë nga më të mëdhatë që kemi kaluar: kriza e punësimit, ndalimi i shpopullimit, kthimi i besimit tek të rinjtë, të cilët kërkojnë zgjidhje afatgjata, vizionare, por edhe të menjëhershme.
LSI e gjen zgjidhjen tek arsimi cilësor për të rinjtë dhe të rejat, si dhe dhe punësimi dinjitoz për një të ardhme dinjitoze për ta.
Arsimi është në themel të programit dhe vizionit të LSI-së, pasi kushdo që mendon për të ardhmen, duhet të mendojë edhe për arsimin e të rinjve tanë. Një arsim cilësor, jo me fjalë, por ku në thelb të programit tonë ne kemi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Një arsim cilësor, ku ne kemi vendosur taksën e të ardhmes, ku taksohen me 1% të fitimit të tyre të gjitha kompanitë e mëdha, duke qenë edhe vetë ato përfituese me burime njerëzore, të cilët do të jenë të aftë për tregun e punës dhe në konkurrencë. Për një arsim cilësor, jo me fjalë, por me rritje dyfish të pagave për mësuesit, që për ne është shumë e rëndësishme që mësuesit të jenë edukatorë të brezit të ri dhe jo mercenarë politik.
Për arsim cilësor, ku Ligji për Arsimin e Lartë do të shqyrtohet në bashkëpunim të ngushtë me vetë stafin akademik dhe studentët. Do të jenë ata që do ta hartojnë, do të jenë ata që do të krijojnë mundësinë për të pasur një universitet jo vetëm autonom, por edhe të pavarur politikisht, si dhe të ketë mundësinë e një pavarësie ekonomike, për të krijuar një universitet cilësor dhe konkurrent.
Një arsim cilësor, me kurrikula të lidhura me ekonominë e vendit. Një arsim cilësor, që shpenzimet e studentëve, të cilat ne synojmë t’i përgjysmojmë, të jenë të përballueshme jo vetëm për studentët shqiptar, por edhe për familjet e tyre.
Arsim cilësor për LSI do të thotë punësim që në bankat e shkollës. Programi “Mëso dhe fito” i cili është një nga programet më të përkrahura sot nga rinia shqiptare. Do të thotë punë të garantuar, paga dinjitoze, taksa të ulëta. Arsimi cilësor përmirëson pjesëmarrjen në politikë dhe krijon hapësira politike për të rinjtë tanë, gjë që është e domosdoshme për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit politik në Shqipëri, pas 30 viteve.
Arsimi cilësor sjell ekonomi të hapur, konkurrencë të ndershme, mundësi punësimi për të gjithë. Arsim cilësor do të thotë zhvillim bashkëkohor të bujqësisë, të industri agro përpunimit. Do të thotë shërbim shëndetësor të zhvilluar dhe jo emigrim të mjekëve e infermierëve në Gjermani.
Pra arsim cilësor do të thotë familje e re e lumtur, për të cilën ne e kemi të domosdoshme sot. Arsim cilësor do të thotë fuqizim i gruas në shoqërinë tonë. Arsim cilësor do të thotë një Shqipëri dinjitoze, me integritet dhe një Shqipëri europiane për të cilën ne aspirojmë. Për ne arsimi cilësor do të thotë të kesh besim tek të rinjtë dhe të rejat.
Unë jam shumë krenare që të gjithë kontribuuesit e këtij programi për arsimin dhe të gjithë ju profesorë dhe profesionistë këtu në tryezë, si dhe gjithë atyre mijëra mësuesve dhe studentëve që janë angazhuar në hartimin e këtij programi, u janë bashkuar angazhimit dhe pasionit tonë për të hartuar një program të tillë, i cili në fund të ditës për ne është një meritë, por mbi të gjithë edhe një mision të cilin ne duhet ta realizojmë, jo vetëm për të rinjtë dhe të rejat tanë, por për të ardhmen e vendit tonë.
Vullneti ynë politik në qeverisje do të fokusohet për ta bërë realitet këtë program, i cili është shumë i thjeshtë, shumë real, i prekshëm dhe shumë i mundshëm, në mënyrë të tillë që t’u krijojmë mundësinë të rinjve dhe të rejave tanë, që të kenë një arsim cilësor, një sistem arsimor të detajuar, por të prekshëm dhe të domosdoshëm për të ecur përpara dhe për të qenë të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, jo vetëm në Rajon, por edhe më gjerë.
Unë ju uroj suksese dhe ju falenderoj jashtëzakonisht shumë për kontributin. Dua të falenderoj të gjithë pedagogët që na e bënë të mundur, edhe ata që nuk janë sot këtu, por që kanë bërë realizimin e një programi shumë të thjeshtë, shumë të prekshëm dhe të domosdoshëm, për të qenë i pranueshëm jo vetëm nga studentët, por edhe nga stafi i gjerë akademik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38