Flash News

Ditari i Opozitës

Programi i PD për arsimin, Mehmeti: Si do të ndryshojë trajtimi i mësuesve

Programi i PD për arsimin, Mehmeti: Si do të ndryshojë trajtimi i
Ndriçim Mehmetaj

Eksperti i arsimit pranë PD, Ndriçim Mehmeti ka treguar se si do të ndryshojë sistemi me programin e Partisë Demokratike. Përmes një videoje ai thotë se kushtet do të ndryshojnë, pasi parashikohet rritja e pagave me 60%.

Një tjetër pikë është edhe depolitizimi i arsimit, shtoi ai. Mehmeti shtoi se arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale. Sipas tij, nëse PD vjen në pushtet mësuesit do të jenë më të vlerësuar.

Shpjegimi:

Përshëndetje profesor Çimi!

Ndriçim Mehmeti: Përshëndetje Jona!

Për misionin që kanë mësuesit janë të keqpaguar si dhe punojnë në kushte pune jo dinjitoze, çfarë do të ndryshojë për mësuesit në programin për arsim?

Ndriçim Mehmeti: Kjo është e vërtetë, prandaj programi ynë synon mësuesin. Mësuesi në qendër të dijes dhe të arsimit për fëmijët tanë. Ne do të rrisim pagat me 60%. Asnjë mësues në arsimin parauniversitar nuk do të marri më pak se 700 Euro në muaj. Me këtë përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë. Ne do të depolitizojmë arsimin. Arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues.

Faleminderit profesor!

Ndriçim Mehmeti: Më 25 prill ne do të kemi mësues më të përkushtuar, mësues më të vlerësuar. Më 25 prill Shqipëria Fiton!

Të fundit