Flash News

Ditari i Opozitës

Programi i PD/ Tabaku dhe Teliti flasin për uljen e taksave, efektet në ekonomi

Programi i PD/ Tabaku dhe Teliti flasin për uljen e taksave, efektet

Ish-deputetja Jorida Tabaku dhe Drejtori i Kabinetit në selinë blu, Dorjan Teliti folën për situatën aktuale dhe për atë çka premton programi ekonomik i PD.

Tabaku tha se gjysma e ekonomisë shqiptare është informale, ndërsa evidentoi se sistemi që vendosi kryeministri Edi Rama ishte gjobëvënës dhe klientelist. Ajo shtoi se taksimi ka qenë i padrejtë dhe se ka rënduar më shumë mbi qytetarët dhe bizneset e ndershme.

“Sistemi i Ramës ka qenë gjobëvënëse dhe klientelist. Sot një mësues, një minator, një infermier blen ushqimet me TVSH. Kurse, jahtet blihen pa TVSH. Një sistem, ku shumë persona janë regjistruar persona fizikë, që nuk pagujnë taksa të larta.

Rama takson më fort atë që punon ndershëm. Taksat janë rritur 3 miliardë euro, që e paguajnë shqiptarët dhe bizneset. Plot 50 për qind sot është ekonomi informale. Taksa e Ramës takson të varfërit më shumë. Taksa e sheshtë do ketë efekte në ekonomi dhe për vlerësimin më në fund të shtresës që është gjobitur”, deklaroi Tabaku.

Ndërkohë Teliti u ndal tek një nga pikat e programit, ulja e taksave. Ai u shpreh se ky është një instrument që do të sjellë normalizimin e ekonomisë dhe do t’i hapë rrugë zhvillimit të saj.

“Ky është një instrument për të ndihmuar ekonominë shqiptare për t’u kthyer në shinat e zhvillimit. Për sa i përket sistemit të taksimit, që të jetë e prekshme për qytetarët dhe të marrin fund shpifjet. Ne angazhohemi të heqim taksën progresive mbi pagat. Vendosim taksën 9% e sheshtë për pagat duke ruajtur fashën e pataksuar 300 mijë lekë. Shtresa e mesme, e fituar nga taksa e sheshtë. Kursimet që krijon taksa e sheshtë mbeten ne xhepat e qytetarëve ”, deklaroi Teliti.

Të fundit