Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Programi qeverisës, Berisha: Arsimi do të ketë mbështetjen më serioze

Departamenti i Arsimit në takimin e punës me Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, paraqitën planin për hartimin e Programit të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor për vitet 2025-2029, i cili është përgatitur nga specialistë të arsimit, pedagogë e mësues, studentë, përfaqësues të grupeve të interesit si dhe me mbështetjen e ekspertëve të huaj të politikave të sistemit edukativ dhe të kërkimit shkencor.
Kryetari i PD Sali Berisha u ndal tek gjendja mjerane e arsimit të nxënësve, shpopullimin e mbi 1 milionë shqiptarëve, politizimin dhe korrupsionin që ka zënë rrënjë në çdo qelizë arsimore, asgjesimin e kërkimit shkencor dhe rrënimin e sistemeve të kualifikimit të shkencëtarëve shqiptarë.
Berisha vuri theksin tek rritja e fondeve për kërkimin shkencor dhe rritjen e domosdoshme të pagave të arsimtarëve dhe pedagogëve.
Fjala e Berishës:
Braktisi përpjekjen për konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe për rrjedhojë pati atë rrokulliste që nuk e ka njohur asnjë vend tjetër. Në këtë kontekst jam plotësisht dakord me ju. Programi ynë duhet të jetë ambicioz, duhet të jetë programi i një emergjence. Duhet të jetë program që të shënojë një kthesë të madhe në trendin aktual të rënies së lirë të arsimit në Shqipëri. Ky program i cili duhet të fillojë me ciklin parashkollor dhe të përfundojë ,e ciklin pasuniversitar. Do të ketë mbështetjen më të fuqishme financiare nga qeveria e ardhshme. 5 % e buxhetit është zotimi im solemn, dyfishim dhe objekt drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1mijë e 300 euro në arsimin shqiptar. Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit.
Do të bëhet gjithçka për t’i ofruar dhe konkretizuar mundësinë e shkollimit çdo fëmije kudo që të ndodhet ai. Të shkollimit në ciklin parashkollor, parauniversitar por edhe të shkollimit në Universitete. Kemi humbur 10 vite.
Nqse 10 vite më parë mesatarja e të diplomuarve në shkollat e larta në vende të ndryshme shkonte nga 18% në 30%, sot shkon edhe deri në 67%.
Gara e dijes është gara më e pandalshme por gara më e sigurt që sjell zhvillimin tërësor të një vendi dhe një kombi. Standardet do të jenë standardet e lirisë. Pa liri akademike nuk ka Universitete të vërteta. Pa kërkim shkencor universitetet nuk mund të ekzistojnë. Pa arsimin profesional shoqëria nuk i përgjigjet dot kërkesave të tregut dhe do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime. Ne në synimet dhe objektivat tona do të shndërrojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit. Promotor kryesor të rivitalizimit të këtij vendi. Të ripopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët. Ndaj dhe ju përgëzoj për adresimin që ju keni bërë me projekt-programin e qeverisjes sonë, të problemeve më të mprehta të emergjencës së këtyre problemeve. Dhe në rast se ne u kemi deklaruar shqiptarëve se për ne gjithçka do të fillojë me invenstimin tek qytetari. Le ta shprehim sot se i pari midis të parëve në këtë kontekst do të jetë shkollari, nxënësi, studenti, mësuesi, pedagogu i shkollave, universiteteve, arsimit profesional në Shqipëri.
Ne synojmë një arsim i cili jo vetëm të edukojë vlerat më të larta të lirisë dhe qytetërimit por edhe dijet më të arrira të fushave më të reja.
Ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë mësuesit e vendit, të gjithë nxënësit e Shqipërisë, të gjithë pedagogët dhe i garantoj ata se me përpjekje serioze, investime madhore të sektorit publik dhe atij privat ne do të arrijmë një kthesë të shpejtë, të sigurt dhe të suksesshme në sistemin tonë arsimor.
Jam plotësisht dakord me objektivat e përcaktuara në këtë program.
Objektivat janë ambicioze por të domosdoshëm dhe plotësisht të realizueshme.
Një elaborim dhe përqëndrim më të veçantë duhet të kemi tek kërkimi shkencor sepse faktikisht me masat e fundit, me reminishencat ataviste Rama-Gjinushi universitetet në mënyrën do të thosha, më të rrezikshme, më rrënuese, janë zhveshur nga kërkimi shkencor, nga qendra kryesor e një vendi dhe një kombi në kërkimin shkencor.
Modeli Rama-Gjinushi, është modeli i falsitetit, i gënjeshtrës, i pseudokërkimit. Është model i vjetër sa ç’është regjimi i Enver Hoxhës, por është i shartuar me oreksin korruptiv të pangopur të Skënder Gjinushit. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për rikthimin krahas autonomisë së vërtetë akademike, dhe të gjiha burimeve, ju keni përcaktuar drejt, është e domosdoshme të paktën të 8-fishohen në mos edhe më shumë, fondet për kërkimin shkencor në universitetet tona.
Kisha një kërkesë tjetër.
Ne në vitet e qeverisjes patëm një objektiv kryesor, nxjerrjen e sistemit arsimot nga korrupsioni. Dhe e vërteta është që me treguesit më të qartë ne në këtë drejtim arritëm rezultatet më të prekshme. Nqse pranimet universitare ishin panair i shëmtuar i korrupsionit, ajo kohë u arkivua. Por, nuk janë vetëm pranimet apo edhe maturat shtetërore. Mendoj se në projektin tonë për arsimin 2025-2029, duhet të parashikojmë vendosjen e sistemeve më transparente për të luftuar me sukses korrupsionin në çdo skaj, në çdo qelizë të shkollës sonë.
Unë edhe një herë ju përgëzoj. E konsideroj projektin që keni përgatitur një projekt-program të shkëlqyer për qeverisjen e ardhshme të PD-së. Sikundër ftoj mësuesit, pedagogët të bashkohen në këtë përpjekje të madhe për të larguar nga pushteti këtë regjim që është me qëndrimet dhe politikat e tij, regjimi më shkatërrimtar për arsimin shqiptar që është njohur ndonjëherë.
Ndjek me shumë interes mendimet dhe veçanërisht angazhimin serioz tuajin për një program sa më të plotë dhe sa më të mirë. Natyrisht programi i arsimit në të gjithë dimensionet e tij duhet të shqyrtohet dhe të merren në konsideratë mendimet. Nuk ka diskutim që ne synojmë për standardet më të mira por nga ana tjetër rruga e arritjes së tyre është një rrugë e vështirë, duhet të jemi realistë sepse kemi pësuar një shock të vërtetë. A mund të imagjinoni ju universitete pa kërkim shkencor, por asgjë nuk e konsolidon universitetin më shumë se kërkimi shkencor. Dhe tani pothuajse janë inekzistente. Nuk kanë qenë kurrë. Me vjen keq ta them këtë. Edhe në diktaturë, në çdo kohë të saj. Fakultetet kishin fondin e kërkimit shkencor. Kjo që ka ndodhur është një mënzyrë e vërtetë por unë shoh se programi në vija të përgjithshme u jep përgjigje këtyre çështjeve kryesore. Jam plotësisht dakord që në themel duhet të shqyrtohet gjithçka që të jetë reale dhe t’i përgjigjet synimeve të cilësisë ndaj dhe duke u mbështeut edhe një herë ju në këtë përpjekje ju shpreh vlerësimin tim më të madh dhe ju falënderoj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38