Flash News

Ditari i Opozitës

Projektligji për bashkëqeverisjen, Kryemadhi evidenton disa problematika: I heq të drejtën e ankimimit qytetarëve

Projektligji për bashkëqeverisjen, Kryemadhi evidenton disa

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli ditën e sotme për projektligjin e bashkëqeverisjes. Sipas saj, kjo nismë ligjore cënon autonominë vendore dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo ngriti një tjetër shqetësim për projektligjin. Sipas kryetares së LSI-së, Agjensia për Bashkëqeverisje do heqë të drejtën e ankimimit në Gjykatën Administrative.

Kryemadhi theksoi se ky projektligj cënon demokracinë e institucioneve, duke nënvizuar se ka probleme juridike.

"Në 2013-ën miratuan ligjin e nëpunësit civil. Kjo agjenci që propozohet nga qeveria sjell një mbivendosje. A është Kodi i Punës mbi statusin e nëpunësit civil. A është Kodi i Punës mbi ligjin për bilbilfryrësit.

Neni 52 cënon autonominë vendore. Nëpunësit e bashkisë kujt do ti përgjigjen? Kryetarit të Bashkisë, Këshillit Bashkiak, agjencisë së Kryeministrit Prokurorisë apo gjykatave. Neni 12, 56 cënon pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Një nga pikat më të rëndësishme kjo agjenci i heq të drejtën e ankimimit çdo individi që ankohet në Gjykatën Administrative. Ky projektligj cënon shumë në jetën dhe demokracinë e institucioneve, për të folur për problemet juridike”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit