Flash News

Ditari i Opozitës

Prokuroria thërret nesër Sali Berishën për protestën e 8 janarit, kur e ka radhën Basha

Prokuroria thërret nesër Sali Berishën për protestën e

Ish kryeministri Sali Berisha pritet të paraqitet nesër në Prokurorinë e Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se Berisha është thirrur të paraqitet në orën 11.00 . Ndërkohë, një ditë më pas, në 14 janar është thirrur për t’u pyetur edhe kreut i PD, Lulzim Basha.

Gjithashtu, organi i akuzës do të marrë në pyetje edhe deputetin Flamur Noka dhe Sekretarin e  Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.

Dy ditë më parë, Berisha në një intervistë për Euroneës u shpreh i gatshëm të shkojë në prokurori si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.

“Nuk kam asnjë kundërshtim. Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, u shpreh Berisha.

Një ditë pas protestës së zhvilluar përreth dhe brenda ambienteve të Partisë Demokratike, Policia e Shtetit arrestoi (sot u liruan) në flagrancë 34 persona, si dhe u proceduan penalisht 18 të tjerë.

Mes të proceduarve ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti, njëherësh edhe anëtar i Grupit të Rithemelimit, Flamur Noka.

 

 

Të fundit