Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Revolta është rruga e përmbysjes së kësaj diktature autokratike

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Revolta është rruga e përmbysjes

Kreui PD Sali Berisha njoftoi protestën e radhës së opozitës e cila do të mbahet më 10 shkurt.

Berisha tha në një deklaratë për mediat nga selia blu se rruga e përmbysjes së diktaturës së vendosur nga Rama, është vetëm revolta. Ai ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës kundër “regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes”.

“Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera.

Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit